Salmonela shuan fermën e rosave në Divjakë, sëmundje e transmetueshme te njerëzit! Çuko: Zona në karantinë

DIVJAKË-  Mbi 5 mijë  krerë rosa, 250 pata dhe një numër i konsiderueshëm pulash, pëllumbash e shpendë të tjerë kanë ngordhur në fillim të muajit qershor, më konkretisht në 3 qershor. Pronari i fermës, Ardjan Bakiu ka akuzuar autoritetet përgjegjëse se nuk i kanë dhënë asnjë informacion mbi motivet, teksa shton se kërkon nga shteti që ta subvencionojë, ndonëse thekson se nuk ka asnjë pritshmëri që kjo të ndodhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mizë të Bashkisë së Divjakës, teksa ai thotë se i ka groposur vetë shpendët.

“Në 3 qershor pashë që nisën ngordhjen, i çuam te veterinaria në Tiranë dhe nuk na ka ardhur asnjë përgjigje, njoftova organet drejtuese, asnjë s’erdhi. Sot erdhën ato, bënë zhvarrosjen, dhe e rivarrosjen e vunë vendin në karantinë. Pres nga shteti që të më subvencionojë, po këto nuk japin asnjë, u sëmurën punëtorët, unë jam vetë ilaçet, Bashkia erdhi, po ç’a do bëjë , do ngjallin rosat e mia?”, tha Bakiu. 

I kontaktuar nga Report Tv, përgjegjësi i sektorit veterinar për qarkun e Fierit, Andon Çuko tha se nga analizimi i mostrave në laboratorin veterinar rezulton se shpendët ujorë kanë ngordhur nga salmonela. Ai shton se është kryer groposja, dezinfektimi dhe ferma është vënë në karantinë. Sa i përket kërkesës për dëmshpërblim, Çuko thekson se salmonela është sëmundje bakteriale, prezente nëpër ferma që trajtohet me antibiotik, ndaj ligji nuk parashikon dëmshpërblim për këtë rast.

“Kemi marrë njoftim më datë 7 qershor nga veterineret e zonës së Divjakës se ka pasur dëmtime në fermën e Ardian Bakiut. Ai mbarështon rika të moshës 2-4 javëshe, që i mban në rezervuar. Fillimisht njoftimi ishte për 300 krerë të ngordhura dhe u dyshua për intokacion (helmim) nga kastravecë të dekompozuar. Në ditët në vijim vazhduan ngordhjet dhe morëm mostra dhe i dërguar në Laboratorin Qendror të Veterinarisë në Tiranë. Konfirmimi i analizave ka ardhur, rezulton se shpendët ujor kanë ngordhur nga salmonela. Kemi kryer groposjen dhe dezinfektimin, kemi shpallur fermën zonë karantinë sipas të gjithë protokollit veterinar. Kjo është sëmundje bakteriale, prezente nëpër ferma (pra sëmundje bakteriale e zakonshme që mjekohet me antibiotik). Nuk ka përhapje në fermat e banorëve të tjerë, për shkak të shtrirjes gjeografike sepse rezervuari është larg nga zona e banuar. Subvencion Bakiu nuk përfiton, nuk e parashikon ligji për këtë lloj sëmundje”, tha ai.

Mirëpo, duhet theksuar se salmonela është sëmundje e transmetuese nga kafshët e shpendët te njeriu. Ndaj AKU duhet të ushtrojë kontrolle nëpër tregje, pavarësisht se pronari i fermës pretendon se nuk ka nxjerr shpendë të sëmurë në tregje. Mësohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një trup të posaçme të inspektimit të drejtorisë rajonale të Qarkut Fier, për të monitoruar dhe siguruar respektimin e standarteve të sigurisë ushqimore.

Çfarë është Salmonella dhe simptomat?
Bakteret e Salmonelës jetojnë në traktin e zorrëve të njerëzve dhe kafshëve dhe sekretohen në feçe. Shpendët, viçi, qumështi dhe vezët mund të përmbajnë të gjitha bakteret Salmonela. Infeksioni i Salmonelës është një sëmundje ushqimore që vjen nga konsumimi i mishit dhe vezëve të papërpunuara, ushqimeve të qumështit të kontaminuar si qumështi i papërpunuar ose fruta dhe perime të kontaminuara nga përpunuesit e ushqimit. Një infeksion bakterial Salmonella shkakton simptoma gastrointestinale, duke përfshirë diarre, dhimbje barku dhe të vjella. Simptomat zhvillohen brenda 12-72 orësh dhe zakonisht zgjasin katër deri në shtatë ditë. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe, gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar semundje apo ngordhje, në varësi te shtamit apo serotipit. Sidoqoftë, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit te zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK