“Salton Sea” mund të jetë çelësi për bateritë e makinave elektrike

“Salton Sea” mund të jetë çelësi për bateritë e makinave elektrike

Në pjesën më juglindore të shkretëtirës së Kalifornisë Jugore ndodhet një nga rrafshinat më të pazakonta të planetit, që ngjason me një film fantastiko-shkencor.

Reaksioni mes ujit të ngrohtë të kripur dhe shkëmbinjve që ndodhen në thellësi të tokës, prodhon dioksid karboni.

Gjeologu Michael McKibben thotë se përzierja e lëngshme përmban masa të mëdha të elementit litium.

“Ana pozitive e depozitës gjeotermale është se sistemi hidraulik natyror nxjerr në sipërfaqe lëndën e duhur”, thotë Michael McKibben, me Universitetin e Kalifornisë në Riverside.

Që nga vitet 1980, kompanitë i kanë shfrytëzuar burimet gjeotermnale për energji. Nxjerrja e litiumit nga ky solucion do të kërkonte vetëm disa procese të tjera më shumë.

Në ditët e sotme, Shtetet e Bashkuara e marrin pjesën më të madhe të litiumit nga Amerika e Jugut dhe e përpunojnë në Kinë.

Por çfarë do të ndodhte nëse rezervat e nevojshme të litiumit të jenë pikërisht këtu, dy përfitime nga i njëjti burim natyror.

“Kjo fushë gjeotermale mund të plotësojë të gjitha nevojat amerikane për litium” .

Profesori Michael McKibben thotë se mënyra e nxjerrjes së litiumit në këtë fushë gjeotermale mund të jetë më pak e dëmshme për mjedisin se format e tjera, të tilla si thyerja e shkëmbinjve të fortë.

Pengesa e vetme mbetet teknologjia e përballueshme për ndarjen e litiumit në mënyrë efikase dhe në shkallë masive.

Kompania “Controlled Thermal Resources” është vendosur në zonën një njihet si “Kuzhina e Ferrit” dhe po bën prova për ndarjen e litiumit.

Drejtuesi i operacioneve të kompanisë, Jim Turner, thotë se centrali është ndërtuar për të ripërdorur dhe ricikluar sa më shumë që të jetë e mundur, përfshirë ujin që nevojitet në procesin e ndarjes së litiumit.

Për prodhimin e një ton litiumi nevojiten mbi 180 mijë litra ujë. Siç tregon edhe rënia e niveli në këtë liqen, uji është gjithnjë e më i pakët këtu. Shumica e prurjeve nga lumi Kolorado përdoren kryesisht për zonat bujqësore, që përbëjnë bazën e ekonomisë në këtë luginë.

Frank Ruiz është drejtor i programit “Salton Sea” në organizatën “Audubon California” dhe është anëtar i komisionit të shtetit për luginën e litiumit. Ai thotë se ekosistemi, një habitat thelbësor për miliona zogj shtegtarë, është pranë kolapsit.

“Kjo është ndoshta një nga krizat më të rënda mjedisore në perëndimin amerikan. Në Kaliforni kemi humbur mbi 97 për qind të ligatinave gjatë dekadave të fundit si rezultat i zgjerimeve bujqësore apo nga zhvillimet urbane”.

Nxjerrja e litiumit në këtë luginë mund të krijojë një industri prej disa miliarda dollarësh, që nxit tranzicionin nga karburantet fosile.

Ky rajon, ndër më të varfërit e Kalifornisë, mund të ketë përfitime të mira ekonomike nga nxjerrja e litiumit.

Por banorët thonë se zona ka nevojë për shumë shërbime dhe kryesisht për një qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor.

Elizabeth Jaime dhe familja e saj kanë 12 vite që jetojnë në këtë zonë pranë liqenit. Djali i saj ka astmë, të cilën studiuesit e kanë lidhur me pluhurin toksik të ekspozuar nga thatësira e pjesëve të liqenit.

Rajoni ka cilësinë më të keqe të ajrit në vend dhe fëmijët kanë shkallën më të lartë të vizitave në spital me simptoma astme sesa në pjesën më të madhe të Kalifornisë.

“Nuk e dimë se çfarë ka në ajër. Kjo është arsyeja pse jemi të shqetësuar për litiumin. Çfarë problemesh të tjera shëndetësore do të sjellë?”, thotë banorja Elizabeth Jaime.

Por zyrtarët thonë se i gjithë rajoni i varfër do të përfitonte ekonomikisht nga zhvillimi i industrisë së nxjerrjes së litiumit në shkretëtirën e Kalifornisë./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?