SALVADOR- Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 7,4 ballë të shkallës Rihter goditi sot Oqeanin Paqësor, rreth 125 km në jug të brigjeve El Salvador. "Tërmeti ndodhi në Oqeanin Paqësor në afërsi të Salvadorit", theksoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës USGS.
Qendra për paralajmërimin e Tsunamit kishte dhënë alarmin se pas lëkundjes ishte mundësia për një tsunami në Paqësor por më pas alarmi u anulua. Madje u saktësua se nuk kishte kërcënim për brigjet e Hawai. Tërmeti u regjistrua në orën 06: 37 minuta (me orën tonë)
Fillimisht qendra për paralajmërimin e Tsunami deklaroi se tsunami mund të ishte shkatërrues. Alarmi u përhap në të gjithë Amerikën Qendrore në Meksisë por më pas u tërhoq. Nuk ka njoftime për dëmtime
/Shqiptarja.com