Portet italiane do të rrinë të mbyllura për rreth 310 migrantët e shpëtuar në Mesdhe nga OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms”, deklaroi sot ministri italian i Brendshëm, Matteo Salvini, pas një refuzimi të parë nga autoritetet e Maltë.
“Përgjigja ime është e qartë, portet italiane janë të mbyllur!”, shkruan në “Tuitter” ministri i ekstremit të djathtë. “Për trafikantët e qenieve njerëzore dhe për ata që i ndihmojnë, festa mbaroi”, vazhdon ai.
Salvini theksoi se “kërkesa e OJQ-së për të lejuar aksesin në territorin italian të burrave, grave, fëmijëve dhe bebeve të shpëtuara dje, u dërgua pas një përgjigje negative nga Malta”.

Komente

