Salvini për mafian, Basha gjen ‘fajtorët’: Mediat e paguara me narko-euro sulmojnë opozitën

Salvini për mafian, Basha gjen ‘fajtorët’: Mediat e paguara me narko-euro sulmojnë opozitën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status në Twitter, pak para mesnate, ka reaguar sërish për interpretimin në mediat shqiptare të deklaratës së Bashës për ministrin italian, Matteo Salvini.

Basha sulmon gazetarët, të cilët i quan pjesë e propagandës së kryeministrit. Kryedemokrati thotë se janë të paguar me paratë e drogës për të fshehur të vërtetën, që  Rama në Shqipëri po ndërton një narko-shtet.

Statusi i plotë:

Edi Rama ka mobilizuar propagandën e paguar me narko-euro për të sulmuar opozitën, që do të tregojë të vërtetën e dhimbshme. Rama dhe mafia shqiptare po drejtojnë një narko-shtet që ka shkatërruar shpresat e popullit dhe ka bllokuar bisedimet për hapjen e negociatave.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit