Samanta Karavella: Ju tregoj arsyet e ndarjes sime

Samanta Karavella: Ju tregoj arsyet e ndarjes sime
Të qënit i famshëm në Shqipëri, por jo vetëm, mbart pas vetes rriskun e të qënit i ekspozuar dhe i ndjekur nga media edhe në momentin kur Vip-at dëshirojnë të shijojnë privatësinë e tyre. Nuk mundi të mbetej jashtë kësaj kornize edhe këngëtarja Samanta Karavella, shquar gjithnjë për zërin e saj melodioz, si dhe aftësinë për të performuar live.
Kohët e fundit janë publikuar shkrime në media që tregojnë për lidhjen e saj sentimentale. Për këtë arsye në një prononcim ekskluviz për suplementin “THASH&THEM, këngëtarja sqaron arsyet e ndarjes nga ish i dashuri i saj, si dhe na tregon për projektet profesionale. Sipas Karavellës shkrimet në adresë të saj kanë qenë dashakeqe e shpeshherë të transformuara. “Jam e indinjuar pasi shkrimet e botuara në lidhje me mua janë në përgjithësi të transformuara në bazë të interesit të gazetarëve”. Samanta gjithashtu është shprehur për lidhjen e saj të cilën e konfirmon si të përfunduar. “Po është e vërtetë, unë me të dashurin tim nuk jemi më së bashku. Midis nesh nuk fuksiononte më dhe për këtë arsye vendosëm të ndaheshim.”. Përsa i përket komenteve në media lidhur me këtë çështje këngëtarja e mirënjohur është shprehur se shumica e shkrimeve nuk kanë qenë të vërteta. “Shpeshhehë kam lexuar në media se ndryshimet e mia në pamje apo performancë kanë ardhur si rezultat apo ndikim nga i ish i dashuri im. Më vjen keq që duhet t’a ripërsëris veten sërish lidhur me këtë çështje, por ai nuk ka qenë arsyeja e ndryshimit tim. Ndryshimet ndodhin pasi duhet të ndodhin dhe jo detyrimisht për shkaqe të tilla” – ka theksuar Samanta. Këngëtarja gjithashtu është shprehur për karrierën profesionale. Gjatë stinës së nxehtë të verës ajo do të vij më një këngë dhe klip të ri të përshtashëm për atë periudhë. Përsa i përket pamjes Samanta ka thënë se, do të ketë një look të përshtashëm për të. Këngëtarja e hitit “S’të mbaj dot peng” ka patur një jetë aktive me aktivitete e kryesisht me performancat në lokalet ku këndohet live. Prioritet e saj kanë në fokus familjen, karrierën, shkollën e padyshim edhe shoqërinë.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf