Samit për riforcimin e NATO-s në Evropën Lindore
BUKURESHT, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore do të shprehen në favor të pranisë në rritje të NATO-s në rajon, në përgjigje të sfidave për sigurinë që vijnë nga lindja dhe jugu, gjatë një samiti që do të zhvillohet në Bukuresht, më 4 nëntor. ”Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander […]
/ATSH-AFP/ - Nëntë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore do të shprehen në favor të pranisë në rritje të NATO-s në rajon, në përgjigje të sfidave për sigurinë që vijnë nga lindja dhe jugu, gjatë një samiti që do të zhvillohet në Bukuresht, më 4 nëntor.
"Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, do të përfaqësojë aleancën atlantikoveriore në këtë samit rajonal, drejtuar nga presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe ai polak, Andrzej Duda", theksoi sot presidenca rumune.
"Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit synojnë të japin një mesazh të përbashkët duke nënvizuar rëndësinë për një përshtatje strategjike të aleancës me kushtet aktuale të sigurisë në rajon", deklaroi Iohannis.
"Vendet përfaqësuese do të shfaqin gjithashtu vendosmërinë e tyre për dyfishimin e përpjekjeve për të konsoliduar kufijtë lindorë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian", shtoi ai.
Të shqetësuar për krizën ukrainase dhe potencialin ushtarak në rritje të Rusisë në kufijtë e tyre, shtetet e rajonit kërkojnë një riforcim të kapaciteteve të NATO-s duke përfshirë këtu dhe vendosjen e bazave të përhershme.
Për të siguruar këto vende, SHBA-ja njoftoi në muajin qershor vendosjen e përkohshme të armatimeve të rënda në krahun lindor të NATO-s, pa mobilizuar trupat .
Takimi i Bukureshtit, që do të zhvillohet tetë muaj nga një samit i NATO-s i pritur nga Varshava do të mbledhë presidentët e Bullgarisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonis, Rumanisë dhe Sllovakisë si dhe presidentin e Dhomës së Deputetëve të Republikës Ceke.
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
71.7%
-
Të keqe
18%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 1180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu për skandalin e RTK: Adi Krasta duhet të bëhej palë me gazetarët e dorëhequr dhe jo me partinë
19 Gusht, 19:53
-
Tiranë/ Marshim nga sheshi Skëndërbej për Egli Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e tij: Kundër gangove me pushtet
19 Gusht, 19:45
-
Superliga/ Debutim pa gola, Laçi dhe Tirana ndahen në paqe
19 Gusht, 19:32
-
Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Ne do të qëndrojmë në Gaza derisa të çmontojmë Hamasin
19 Gusht, 19:21
-
Publikohet fotoja e 19 vjeçarit italian që humbi jetën pas përplasjes me Jet Ski në plazhin e Velipojës
19 Gusht, 19:18
-
Ministria e Financave: Rriten me 11.6 mld lekë të ardhurat në 7 muaj! Përveç fitimeve të bizneseve, tatimet e tjera janë në rritje
19 Gusht, 18:51
-
E PLOTË: 16 faqet e Procesverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e Bordit të RTK-së
19 Gusht, 18:39
-
Si të rigjeneroni flokët e dëmtuar pas plazhit
19 Gusht, 18:34
-
Opozita, ‘sanduiç’ mes ballkonit, paranojave, SPAK-ut dhe plazhit
19 Gusht, 18:32
-
Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë
19 Gusht, 18:03
-
Kush është 45-vjeçari që u plagos nga efektivi i policisë te ‘Komuna e Parisit’, inxhinier elektrik te ERE
19 Gusht, 18:02
-
Ilir Yzeiri: Liria e shtypit dhe opinionet
19 Gusht, 18:02