Samiti BE-Rusi, në qendër
të diskutimeve kriza financiare

Samiti BE-Rusi, në qendër <br />të diskutimeve kriza financiare
Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe ato të Rusisë pirtet të hapin sonte në mbrëmje një samit dyditor, i cili do të zhvillohet jashtë Shën Petersburgut. Presidenti rus, Vladimir Putin kryeson delegacionin rus, ndërsa delegacioni i Bashkimit Europian do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompei dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manual Barroso. Gjithashtu në këtë samit do të marrin pjesë edhe shefja e politikës së jashtme Kethrin Eshton dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Zyrtarët e lartë bënë të ditur se, axhenda e diskutimeve përfshin përpjekjet për kapërcimin e pasojave të krizës financiare dhe ekonomike dhe proceset aktuale të integrimit në hapësirën post-sovjetike. Gjithashtu në këtë samit do të ketë edhe diskutime të shumta lidhur me situatën në Libni dhe Siri, programin bërthamor të Iranit, situatën në gadishullin Korean si dhe një sërë ccështjesh të tjera të rëndësishme.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali