Liderët europianë  do të takohen në samitin dy ditor në Bruksel ku dy nga cështjet kryesore të diskutimit janë siguria dhe Brexit, dalja e Britanisë nga unioni.

Samiti do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie pas tentativës për sulm terrorist në stacionin e metros në Bruksel.

Pikërisht Siguria do të jetë një nga temat kryesore të axhendës së samitit duke patur parasysh edhe episodet  e atentateve terroriste që kanë së fundmi kanë prekur Londrën dhe Parisin.

Temë tjetër diskutimi do të jetë Brexit, ku pak ditë më parë nisën edhe bisedimet mes palëve.  

Presidenti i këshillit evropian Donald Tusk u shpreh optimist duke e parë BE si një zgjidhje dhe jo problem.

Nga ana tjetër ministrja Theresa May pritet që tu ofrojë një marrëveshje liderëve evropianë sa i përket lejeqëndrimeve të qytetarëve të BE-së dhe të drejtat e punësimit.

BE kërkon garanci të hekurt për 3,2 milionë qytetarët e tij në Britani dhe për 1,2 milionë britanikët që jetojnë në 27 vendet e tjera të unionit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com