Presidenti i Indonezisë Joko "Jokowi" Widodo tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të marrin pjesë në samitin e ekonomive më të mëdha të G20 fizikisht nëse kushtet u’a lejojnë atë gjë ose virtualisht.
“Disa ditë më parë, fola në telefon me Presidentin Putin dhe Presidentin Zelensky, dhe ata thanë se do të marrin pjesë fizikisht nëse kushtet lejojnë”, tha sot Presidenti në kanalin YouTube të Sekretariatit Presidencial.
Ai nuk specifikoi kushtin që do t'i lejojë dy liderët e vendeve në konflikt të zbarkojnë në Bali më 15 nëntor 2022, për samitin e nivelit të lartë.
“Po, i kisha pyetur Putin dhe Zelensky. Ata thanë se do të jenë të pranishëm nëse e lejojnë kushtet. Por nëse jo, presidenti Zelensky do të jetë i pranishëm virtualisht”, tha ai.
Deri më sot, ai pretendoi se 17 liderë do të marrin pjesë në G20, duke përfshirë Presidentin e SHBA Joe Biden dhe Presidentin e Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping.
G20 kryesohet këtë vit nga Indonezia, e cila organizon samitin më 15-16 nëntor në Bali. Në gusht, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Zelensky duhet të jetë i pranishëm nëse Putin është gjithashtu atje.
Vetë Zelensky deklaroi se pjesëmarrja e Ukrainës në samitin e vjeshtës të G20 do të varet nga situata e sigurisë në vend dhe nga përbërja e pjesëmarrësve të samitit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Kërkojmë që marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi të zgjatet! SHBA: Do iu mbështesim edhe nëse fitojnë republikanët! Ambasadorja e SHBA-së në OKB mbërrin në Ukrainë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32