Samiti G7,Italia pezullon ‘Schengen’
deri në 30 maj,shtohen kontrollet

Samiti G7,Italia pezullon ‘Schengen’<br />deri në 30 maj,shtohen kontrollet
Nga data 11 deri më 30 maj Italia pezullon lëvizjen e lirë Schengen.

Vendimi për të pezulluar  traktatin është marrë nga qeveria italiane për arsye sigurie  në kuadër të samitit G7 i cili do të mbahet në Taormina në datat 26 dhe 27 maj.

Po ashtu në Bari do të jenë të pranishëm edhe ministrat e Financës së BE takim i cili do të zhvillohet nga data 11 deri në 13 maj.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle intensive në pikat kufitare, tokësore, ajorore dhe detare.

Pezullimi i Schengen traktati që parashikon lëvijen e lirë të njerëzve mes shteteve që e kanë nënshkruar do të sjellë kontrolle të dokumenteve të udhëtarëve që janë transit në stacione, aeroporte dhe porte.

“Me urdhër të Ministrisë së Brendshme të dekretuar më 06/04/2017 e për të garantuar sigurinë në zhvillimin e rregullt të punimeve të Samitit të vendeve G7 që do të zhvillohet më 11-13 maj në qytetin e Barit e në Taormina më 26-27 maj, Italia ka vendosur që për 20 ditë të pezullojë zyrtarisht Traktati Shengen,”raportojnë mediat italiane
 
Kontrollet do të jenë më të medha për personat që hyjnë në Itali sesa ata që dalin.

Duket se masa të tilla janë ndërmarrë duke patur parasysh edhe frikën e sulmeve terroriste që kanë tronditur së fundmi kontinentin e vjetër si dhe për të garantuar sigurinë kombëtare e ndërkombëtare gjatë qëndrimit të liderëve ndërkombëtarë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie