Takimi dyditor i grupit G7 të vendeve më të industrializuara të botës, ka përfunduar punimet këtë të shtunë.
Në takimin i është diskutuar mbi kërcënimet kibernetike, lufta kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike,çështja e ngrohjes global, si dhe zgjerimi i marrëdhënieve me Afrikën.
E vetmja pikë ku duket se punimet ngecen ishte marrëveshja per klimen.
Liderët e grupit të G7-s nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimaterike cka duket se po mban pezull të gjithë botën pasi presidenti Donald Trump nuk e bëri të qartë nëse do ta mbështesë apo jo marrëveshjen kyçe të ndryshimeve klimatike, të fimosur dy vite më parë në Paris.
Gjashtë liderë botërorë riafirmuan angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes së Parisit, e para marrëveshje gjithëpërfshirëse në botë që synon reduktimin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë.
Sipas marrëveshjes të nënshkruar në Paris dy vite më parë synohet që temperatura mesatare e planetit të jenë nën2 gradë Celsius. Ndërsa Trump mendon se shtimi i prodhimit të qymyrit do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës ,vendim i të cilit ka shkaktuar shumë pakënaqësi.
Por, Trump ka refuzuar të riangazhohet ndaj marrëveshjes duke thënë se do të marrë një vendim javën e ardhshme.
Kancelarja Merkel ishte një nga udhëheqëset që shprehu pakënaqësinë rreth cështjes së mjedisit.
"I gjithë diskutimi rreth klimës ishte shumë i vështirë, për të mos thënë shumë i pakënaqshëm”u shpreh Merkel.
Gjatë punimeve të samitit protestues të shumtë u përleshën me policinë për të shprehur pakënaqësitë e tyre sidomos sa i perket ceshtjes se mjedisit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO