Gjatë Samitit në Durrës, Johannes Hahn zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, të cilit i kërkoi që të formohet sa më shpejt qeveria e re.
 
 “Është urgjente formimi i qeverisë së re pro evropiane, stabile dhe reformatore në Kosovë” thotë komisioneri i BE.
 
Kosova pas zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk e ka formuar qeverinë e re, ndërsa PAN nuk i ka numrat duke bllokuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që do i hapte më pas rrugë formimit të qeverisë së re.


dy.b/shqiptarja.com