Samiti, Hollande: Vendet e Ballkanit
të bëjnë reformat, Brexit nuk ndikon

Samiti, Hollande: Vendet e Ballkanit<br />të bëjnë reformat, Brexit nuk ndikon
"Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian do të vazhdojë dhe se dalja e Britanisë së Madhe nuk do ta ndikojë këtë proces". Kështu u shpreh gjatë konferencës për shtyp, pas punimeve të samitit të Parisit, presidenti francez, François Hollande.
 
Do të mbajmë fjalën dhe do të vazhdojmë të punojmë për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan, ndërsa vendeve të rajonit u themi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian vazhdon. Ka qenë e rëndësishme të theksohet se vendimi i Britanisë, në asnjë mënyrë, nuk do të ndikojë në angazhimin e BE-së ndaj vendeve ballkanike, në përputhje me kushtet e përcaktuara”, u shpreh shefi i "Elysee"-së.
 
Për të lëvizur drejt integrimit europian, ka shtuar Hollande, është i domosdoshëm zbatimi i reformave, forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.
 
Ndërkohë në darftdeklaratën e përbashkët të liderëve të BE dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përparësi i është dhënë sektorit të energjisë dhe të rinjve. Janë disa çështje ku krerët e shteteve, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm dhe të ekonomisë së vendeve europiane kanë rënë dakord.
 
Përveç energjisë dhe të rinjve, BE ka vënë theksin te ndërlidhja ekonomike e rajonit. Po kështu liderët e vendeve kanë rënë dakord mbi projektet hekurudhore. Më herët, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se BE do të financojë 96 milionë euro për ndërtimin e hekurudhave në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Presidenti francez, Hollande, ka theksuar në konferencën për shtyp se tregu energjetik ka zënë një pjesë të madhe të axhendës së diskutimeve dhe se vendet pranuan të ecin para.
 
Samitin i liderëve të Ballkanit që u mbajt në Paris, është i treti me radhë në kuadër të ashtuquajturit “Proces i Berlinit", pas atij të Berlinit dhe Vjenës. Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe e iniciuar nga kancelarja Angela Merkel, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë