Samiti/ Nis ndalimi i pjesshëm i qarkullimit në zonën e perimetrit të sigurisë rreth 'Air Albania'! Ja akset që do bllokohen dhe linjat e autobusit që do pezullohen (HARTA)

TIRANË- Prej orës 14:00 të kësaj të hëne ka nisur bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Rrugët paralele që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugën e Elbasanit dhe ish-Bllokun janë hapur plotësisht nga makinat e parkuara.

Gjatë mbrëmjes do të ketë bllokim qarkullimi në momentin e mbërritjes së delegacioneve të Bashkimit Europian, bllokim që do të nis që nga rruga Rinas-ish-Dogana-Unaza e Madhe-Rrethrrotullimi i Saukut- Rruga e Elbasanit.

Mirëpo, bllokimi përfundimtar do të bëhet në orën 06:00 të mëngjesit deri në 18:00 të pasdites, ditën e martë, ditën e samitit, sipas kësaj harte të përcaktuar nga Policia e Shtetit. Brenda rrethimit të sigurisë askush nuk do të lejohet të hyjë, përveç banorëve resident, punonjësve të disa institucioneve që janë në brendësi dhe personave të akredituar për punimet e samitit.

Mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, përveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë. Ambulancat që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit Shefqet Ndroqi, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT. Aton ë drejtim të Traumës, nga veriu dhe jugu, do të lëvizin në akset alternative “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”.

Ata që duan të shkojnë në Rinas, nga Tiranë mund të shfrytëzojnë kalimin nga Bulevardi i Ri-Paskuqan-Valias-Rinas. Gjithashtu edhe transporti urban nuk do të jetë funksional deri në orën 20:00.

Perimetri i Sigurisë kap këto akse më 6 dhjetor
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”. 

Harta me rrugët e bllokuara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Nesër Samiti/ Ja linjat e autobusit që do të pezullohen

Nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes do të pezullohet lëvizja e urbanëve në Tiranë brenda perimetrit të sigurisë, ku do të zhvillohet samiti i BE-së. Më konkretisht do të ndalohet qarkullimi te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, sheshi Nënë Tereza, rruga e Elbasanit, Bulevardi ‘Bajram Curri’, bulevardi ‘Zhan Dark’ dhe rruga ‘Ibrahim Rrugova’.

Në dokumentin poshtë, tregohet edhe si do të ndryshojë itinerari i lëvizjes së autobusëve dhe linjat që do të pezullohet udhëtimi.

Ora 13:21
Nesër Samiti, Policia rrugore përsërit masat: Ja akset rrugore do të bllokohen nga ora 06:00 deri në orën 18:00 (HARTA)

Policia e Shtetit ka përsëritur edhe njëherë masat që do merren për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor ditën e nesërme. Për të shpejguar çdo paqartësi të qytetarëve, Policia risjell edhe njëherë në vëmendje të gjitha rrugët që do të bllokohen nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Njoftimi i plotë

Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00.

•Do të bllokohen këto akse:

- Rruga “Rinas - Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

- Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

- Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

- Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Mjetet që nuk janë larguar do të spostohen me mjete ngritëse, nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

•Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, perveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë. Sqarojmë se, të gjitha mjetet e emergjencave që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit Shefqet Ndroqi, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT.

Gjithashtu, emergjencat mjekësore që vijnë të Spitali i Traumës, nga veriu dhe jugu, gjatë kohes së bllokimit të akseve rrugore, të ndjekin akset alternative: “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”.

•Gjithashtu, sqarojmë se:

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;

- Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan - rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Ora 11:51
Bllokimi i rrugëve për samitin e BE, TIA bën njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët: Më 6 dhjetor paraqituni në Rinas 4 orë përpara fluturimit  

Për shkak të bllokimit të rrugëve në kuadër të masave që janë marrë për mbarëvajtjen e samitit në Tiranë, Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ u bën thirrje pasagjerëve që të mbërrijnë në Rinas 4 orë përpara fluturimeve. Ky njoftim vlen për të gjithë ata qytetarë që kanë të planifikuar fluturim për ditën e nesërme.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Ora 10:21
Samiti i 6 dhjetorit, Policia Bashkiake apel shoferëve: Mos parkoni në zonën e kuqe, lironi rrugicat ku do kalojnë personalitetet e larta

Ditën e nesërme Tirana do të presë për herë të parë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të Samitit.

Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor.

“Në zbatim të masave të sigurisë, të vendosura në planin e përbashkët të masave me Policia Rrugore Tiranë, të hartuar për të garantuar Samitin e BE-së, i cili do të zhvillohet në datën 6 Dhjetor në Tiranë, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Policisë Rrugore, pas vendosjes së sinjalistikës provizore ndaluese nga Bashkia Tiranë, si dhe pas njoftimeve të vendosura në të gjitha automjetet e parkuara, po lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, pasi në të kundërt automjetet do të lëvizen me karrotrec.

“Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, u rikërkojmë, të lëvizin automjetet e tyre private, të cilat i kanë ende të parkuara brenda kësaj zonë të kuqe, pasi në të kundërt do të lëvizen me mjet ngritës, nga shërbimet policore, si dhe të kufizojnë sa të mundin lëvizjet me automjet në qytet, në datën 6 Dhjetor”, thuhet në njoftimin e policisë Bashkiake.

Harta me rrugët e bllokuara
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 05/12/2022 14:44

    Ta kalojn naten ne airport, se do vijn ca dave BQ…

    Përgjigju
    • Biku: 05/12/2022 16:51

      Berti (beni) ca behet andej nga ambasada ruse? Cdo gje ne rregull?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë