TIRANË - Kryetarë shtetesh dhe udhëheqës nga e gjithë bota janë mbledhur në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York për të diskutuar çështjet që shqetësojnë botën mbarë si kërcënimin e militantëve të shtetit islamik në Irak dhe Siri, përhapjen e vrullshme të virusit vdekjeprurës të Ebolas në Afrikë si dhe bllokimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit.

OKB filloi punimet të martën e kaluar më takime të krerëve të nivelit të lartë. Javën e kaluar, në mbledhjen e tij të parë emergjente për një krizë shëndetësore, Këshilli i Sigurimit të OKB-së deklaroi se Ebola është një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

Ndërsa në takimet e një dite më parë, sekretari Ban Ki Moon dhe udhëheqës të tjerë botërorë bashkuan fermerë, peshkatarë, fëmijë dhe shumë të tjerë në një demonstratë masive për të kërkuar veprim mbi ndryshimeve klimatike në botë. Rreth 100 mijë njerëz marshuan nëpër Midtown Manhattan për të sensibilizuar marrjen e veprimeve në lidhje me ndryshimet klimaterike në botë.
 
Kombet e Bashkuara janë të vendosura të organizojnë një samit në lidhje me këtë temë ku krerët e shteteve do të bisedojnë rreth një pakti për të rritur numrin e emisioneve të efekteve të gazrave serë në atmosferë që shkaktohen nga tymrat e makinave, djegia e plehrave, fabrikave të mëdha që djegin qymyr etj. Negociatorët kanë për qëllim të përfundojnë këtë marrëveshje në fund të vitit 2015.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)