Samiti i Ballkanit, Rama: Integrimi
në BE do të tregojë ku përkasim

Samiti i Ballkanit, Rama: Integrimi<br />në BE do të tregojë ku përkasim<br>
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot, Rama ka shprehur se kur bëhet fjalë për Ballkanin perëndimor është shumë e rëndësishme çështja e lidhjeve evropiane pasi kjo të sjellë një lidhje të brendshme me Ballkanin perëndimor.  Ai shton se po bëhet shumë të qartë se tregu i përbashkët është diçka shumë e mirë dhe kjo tregohet në raportet  e  bankës botërore që potenciali është shumë i lartë.  “Ka njerëz që presin në kufijtë e rajonit tonë për disa çështje burokratike dhe ne duam t’i rrezojmë këto mure”, thekson Rama.

Kryeministri shton se ndërlidhja  mes vendeve është shumë e rëndësishme. Ai falenderoi Borison dhe shpreson se sapo Bullgaria të përfundojë drejtimin  drejt bashkimit evropian, do të kemi një bashkëpunim dhe të rrëzojmë urat e krijuara.

Jam në shpresë të plotë se në qershor do të ketë lajme të mira”, thotë Rama.

Në raport me turizmin, Rama deklaron:

Kemi bërë një progres të madh sa i përket bashkëpunimit me njëri tjetrin. Ne besojmë shumë tek të ecurit përpara me një vizion të rregullt e të përbashkët. Kjo do të ndryshojë mjedisin në rajon dhe do të rrisë tregtinë. Nga ana tjetër kemi disa rrugë bashkëpunimi me njëri –tjetrin në fusha të ndryshme, tani po nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë për turizmin që është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për numrin e serbëve që do të vijnë në Shqipëri po për të gjithë turistët. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për të qenë anëtarë po bëhet fjalë për negociata me shtete të tjera, për bashkëpunimin.

Rama përfundon fjalën e tij duke thënë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë më shumë se normalja për të qenë aty ku janë. Ai thekson se Shqipëria ka bërë përpjekje gjigante për reformën në Drejtësi, gjëra që Serbia dhe Mali i zi do i bëjnë në vitet e ardhshme.

“Ne kemi një nxitje për këtë transformim. Edhe Maqedonia ka  bërë shumë hapa. Ne dëgjojmë krimi i organizuar, korrupsioni por kur shikojmë  seriozitetin e vendit tonë, vendosmërinë e dimë se gjërat po rregullohen. Serbia dhe Mali i zi janë shembujt tregojnë se hapja e negociatave nuk është fundi i çështjes sonë por fundi i historisë që të tregojmë kujt i përkasin. Nëse nuk keni më shumë para për ne është shumë në rregull, për është e rëndësishme që të kemi një Europë më të sigurt."

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë