Liderët e BE zgjodhën ish-kryeministrin e Luksemburgut, Jean Claude Juncker në krye të Komisionit Europian. Ashtu siç pritej, kandidatura e tij hasi në kundërshtimin e fortë të kryeministrit britanik, David Cameron.
 
Ky i fundit deklaroi se nuk është e drejtë që krerët e qeverive të Bashkimit Europian të heqin dorë nga zgjedhja e njërit prej drejtuesve më kryesorë të BE-së.
Me mbështetjen e plotë të kancelares Merkel, ish-kryeministri i Luksemburgut arriti të zgjidhet me votë nga udhëheqësit e vendeve të BE-së.
 
I vetmi shtet kundër Juncker që mbështeste Britaninë ishte Hungaria, votë e cila nuk ishte e mjaftueshme për të bllokuar zgjedhjen e 59-vjeçarit Juncker në krye të Komisionit Europian.
 
Ndërsa Hollanda dhe Spanja, kundërshtare të forta të Juncker ndryshuan kurs pas bisedimeve me Merkel.
 
Ish-kryeministri i Luksemburgut, Juncker është kandidatura e Partive Popullore Evropiane, e cila ka fituar edhe numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Evropian.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)