BRUKSEL - Samiti i BE në Bruksel pritet të konfirmojë ish-kryeministrin e Luksenburgut, Jan-Klod Juncker në krye të Komisionit Europian, me gjithë kundërshtimet e forta të Britanisë së Madhe. 

Për këtë, David Cameron është i gatshëm të kërkojë një votim të paparashikuar për emërimin që zakonisht është vendosur me konsensus brenda Këshillit të Europës. Përpjekjet e Cameron për të bllokuar kandidimin e Juncker morën fund gjatë kësaj jave, kur aleatët e saj ndryshuan mendim. 

Si Hollanda dhe Spanja, të cilat thanë se do të mohonin Juncker si kryetar të Komisionit, pritet ta konfirmojnë atë pas bisedimeve me kancelaren Merkel.  Me të vetmen mbështetëse të palëkundur të Britanisë, Hungarinë, analistët thonë se Juncker ka të ngjarë të mbështetet nga votat e shumicës dërrmuese, edhe në rast se pozicioni i tij do të shkojë në votim. 

Megjithatë, Cameron ka kërcënuar duke thënë se është i vendosur të rinegociojë antarësimin e Britanisë në BE, që do të pasohet me një referendum në vitin 2017, gjithnjë nëse partia e tij fiton zgjedhjet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)