Samiti i Beogradit, mediat kosovare
'Mustafa s'është ftuar të marrë pjesë'

Samiti i Beogradit, mediat kosovare<br />'Mustafa s'është ftuar të marrë pjesë'
PRISHTINE - Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Isa Mustafa nuk do të marrë pjesë në samitin e Beogradit që do të mbahet më datat 16 dhe 17 dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, shefi i qeverisë së Kosovës, nuk është ftuar të marrë pjesë në samitin ekonomik Kinë-Ballkan, që do të zhvillohet në Serbi.

Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë zyrtare ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga samiti në fjalë. Më 16 dhjetor Beogradi do të presë kryeministrat e 16 vendeve për të marrë pjesë në samitin ekonomik të e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, ku zyrtarët kinezë kanë premtuar në të cilin pritet të premtohen rreth 10 miliardë investime se do të investojnë 10 miliardë euro në Ballkan.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy ministrat ai i ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ai i transporteve Edmond Haxhinasto do të jenë prezentë në këtë samit. Kjo është vizita e dytë e shefit të qeverisë shqiptare brenda pak ditësh në Beograd, pas vizitës historike të 10 nëntorit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari