Samiti i Cikagos, nuk do të ketë
vendim për zgjerim të NATO-s

Samiti i Cikagos, nuk do të ketë<br />vendim për zgjerim të NATO-s
UASHINGTON-Nuk do të ketë vendim për zgjerimin e NATO-s në samitin e Cikagos. Kjo është konfimruar ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, Tina Kajdanov në fjalimin që ka mbajtur para Kongresit Amerikan. Megjithatë ka deklaruar Kajdanov nga samiti do të përcillen mesazhe të qarta dhe pozitive tek vendet që aspirojnë për tu antarësuar në NATO.

Duke folur për Maqedoninë, Kajdanov tha se janë plotësuar kriteret kyçe për anëtarësimit dhe se po kontribuon për sigurinë rajonale dhe botërore, por theksoi se duhet zgjidhur cështja e emrit me Greqinë.

Kajdanov deklaroi ndërkaq se qëndrimi i SHBA-së është se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtaret e reja të cilat i plotësojnë standardet e Aleancës. Në mënyrë individuale, Kajdanou e theksoi Maqedoninë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë si vende aspirante për anëtarësim në NATO.

Ndihmes-sekretarja amerikane e shtetit deklaroi se qëllime kryesore të samitit të NATO-s në Çikago janë vendimet e lidhura me misionin në Afganistan, pastaj koncepti për modernizim të NATO-s në marrëdhëniet me shtetet partnere të NATO-s.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi