MM thotë se Partisa Demokratike duhet të informohet përpara se të bëjë deklarata qesharake që synojnë jo vetëm të keqinformojnë publikun, por dhe të nxjerrin Shqipërinë si një vend të papërgjegjshëm në forume ndërkombëtare.
Ministria e Mbrojtjes thotë se Mimi Kodheli ka drejtuar ministerialin e Kartës së Adriatikut, i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi.
“Gjatë qëndrimit të saj në Mal të Zi, ministrja ka takuar zv-asistentën e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes për Euro - Azinë, Evelyn N. Farkas, ministrin Turk të Mbrojtjes .Ismet Ylmaz, ka bërë takime me homologen malazeze znj. Milica Pejanović – Đurišić, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, zv.ministrin e Mbrojtjes të Gjeorgjisë, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në kët samit. Në fundjavë, ministrja e Mbrojtjes ka pasur një takim me senatorin Amerikan Chris Murphy. Të gjitha këto aktivitete janë bërë publike për opinionin”, theksohet në njoftimin e MM.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)