Samiti i G20,Merkel: Riforcojmë BE
me Trump marrëveshje të largëta

Samiti i G20,Merkel: Riforcojmë BE<br />me Trump marrëveshje të largëta
Këtë fundjavë syte e medias do të jenë në Hamburg të Gjermanisë ku zhvillohet edhe samiti i G 20.

Samiti do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të frikës së sulmeve terroriste. Por këto ditë nuk kanë munguar edhe protestat.

Dhe në vigjilje të samitit ku priten të takohen udhëheqësit botëror duke nisur nga Donald Trump, Vladimir Putin, Theresa May, pikërisht mikëpritësja e këtij samiti kancelaria Angela Merkel shprehet se ka ardhur momenti që BE të riformohet, ndërsa marrëveshjet me kreun e Shtëpisë së Bardhë i sheh shumë të largëta.
 
“ Nuk mund të jemi të sigurt që SHBA do të vijojë të investojë në Kombet e Bashkuar sikurse ka bërë deri më tani, të vijojë të njëjtën politikë në Lindjen e Mesme apo të investojë në sigurinë evropiane” u shpreh Merkel duke nënvizuar se vendimi i Washingtonit për të braktisur marrëveshjen e klimës ishte tërësisht një vendim i mjerueshem.
 
Sa i përket BE gjatë intervistës dhënë për median italiane Markel nënvizon se prioritet mbetet siguria dhe ekonomia

“Forcimi i monedhës është i rëndësishëm për zhvillimin e Evropës dhe tregut të përbashkët dhe së bashku me Emmanuel Macron do të mbrojmë të gjitha këto cështje” përfundoi fjalën e saj Merkel.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK