Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi javën e ardhshme, tha të enjten një zyrtar i qeverisë indoneziane, duke shmangur një konfrontim të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për shkak të luftës në Ukrainë.
Luhut Binsar Pandjaitan, organizues për ngjarjet e G20-ës, tha se vendimi i Putinit për të mos marrë pjesë ishte "më i miri për të gjithë ne".
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë botërorë do të marrin pjesë në samitin dy-ditor që fillon më 15 nëntor.
Ky samit do të ishte hera e parë që Biden dhe Putin do të ishin bashkë në një mbledhje qëkur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
Presidenti indonezian Joko Widodo është nikoqir i mbledhjes së 20 ekonomive më të mëdha në botë në ishullin Bali.
“Është informuar zyrtarisht se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës dhe do të përfaqësohet nga një zyrtar i nivelit të lartë dhe kjo është diskutuar nga presidenti Joko Ëidodo dhe Putin në bisedat e mëparshme telefonike”, tha Pandjaitan pas takimit të zyrtarëve të sigurisë.
"Çfarëdo që të ndodhë me vendimin e Rusisë, është për të mirën tonë të përbashkët ," shtoi Pandjaitan, i cili është gjithashtu ministër koordinues i çështjeve detare dhe investimeve.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2294
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39