DUBLIN - Liderit e 8 vendeve më të zhvilluara të botës do të fillojnë samitin dyditor në Irlandën e Veriut dhe në krye të agjendës pritet të kenë konfliktin në Siri. Zakonisht takimi i G8-s shihet si takim ekonomik, por këtë vit do të diskutohet rreth konfliktit të përgjakshëm sirian, që ka marrë jetën e rreth 93 mijë personave që nga fillimi i kryengritjes kundër Bashar Al Assadit në mars 2011.
Kryeministri britanik David Cameron pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Downing Street ditën e diel, tha se të të dy udhëheqësit ranë dakord se konflikti mund "të zgjidhet me mënyra politike dhe diplomatike".
Ndërsa Putin i vetmi mes udhëheqësve të G8-s, që mbështet presidentin sirian Assad tha se "Gjaku është në duart" e të dy palëve si të qeverisë siriane dhe rebelëve dhe bëri thirrje Perëndimit që të mos furnizojë me armë forcat kryengritëse kundër Assad-it.
Kjo vjen si rrjedhojë e njoftimit të SHBA-s se kanë gjetur dëshmi që qeveria siriane ka përdorur armë kimike dhe se do të nisin të armatosin kryengritësit.
Gjithashtu në këtë samit, i pranishëm është edhe presidenti amerikan Barack Obama.
Siç njoftohet nga Shtëpia e Bardhë, konflikti në Siri dhe programet e qeverisë për përgjimin e tabulateve telefonike të amerikanëve do të jenë mes çështjeve kryesore të diskutimeve.
Obama pritet t’i kërkojë ndihmën e Rusisë, aleati më i fuqishëm i Sirisë, për të sjellë Bashar al-Assad në tryezën e bisedimeve me qëllim përfundimin e luftës dy-vjeçare civile. Në grupin G8 marrin pjesë Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com