Londër/ Më 26 shkurt mbahet samiti i investimeve për Ballkanin Perëndimor

Londër/ Më 26 shkurt mbahet samiti i investimeve për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim po përgatit në Londër me datë 26 shkurt një Samit të ri të Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet.

BERZH thotë se krerët e 6 qeverive të rajonit kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa nga Shqipëria ende nuk dihet se kush do marrë pjesë në takim, pasi Kryeministria thotë për Report Tv se Rama nuk do të jetë i pranishëm. 

Qëllimi i samitit është që të promovohen projekte rajonale dhe ato ndërkufitare. Ky është samiti i 6-të i BERZH-it kushtuar Ballkanit Perëndimor. Deri tani BERZH në këtë rajon ka investuar mbi 18 miliardë euro.

Rendi i ditës

Ora 8.00 - 8-55 Ardhja e Kryeministrave

9.00 - 9.30 Hapja e Samitit.

9.30 - 11.00 *Seancë interaktive me pjesëmarrjen e gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja