Samiti i NATO-s, Rama: Ekstremizmi
i dhunshëm kërcënim real për sigurinë
Kryeministri Edi Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive në Samitin e NATO-s në Varshavë, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.
Kryeministri Edi Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive në Samitin e NATO-s në Varshavë, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë.
Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim.
Kryeministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve e detyrimeve të saj buxhetore si anëtare e NATO-s. "Sikundër ajo qëndron fort krah Aleancës në përmbushjen e misionit të saj", Tha Rama.
"Samiti zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë. Sot, ekstremizmi i dhunshëm dhe islami radikal janë kërcënimi më serioz për sigurinë kolektive, çka kërkon ndërveprim dhe bashkërendim të përpjekjeve në nivel lokal dhe global. Ne mbështesim strategjinë e mbrojtjes të Aleancës dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e të gjitha përpjekjeve të NATO-s për më shumë stabilitet e siguri në hapësirën euroatlantike.
Kryeministri rikonfirmoi mbështetjen e politikës së zgjerimit të NATO-s. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Malit të Zi, u shpreh Kryeministri, është gjëja e duhur.
Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Varshavë të Polonisë. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu.
Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
42.6%
-
Të gabuar
53.3%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 20369
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbuloni shenjat e horoskopit që sakrifikojnë më shumë për partnerin
28 Shtator, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta
28 Shtator, 22:37
-
FOTOLAJM/ 'Vëllazëria pushton gjithçka', Veliaj takon Alex Soros në New York
28 Shtator, 22:14
-
'Babalja'/ 24 orë në qeli, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes
28 Shtator, 21:58
-
Ministri Balla takim me shqiptarë që jetojnë në Mynih: Brenda vitit 2025, shërbimet konsullore online
28 Shtator, 21:44
-
Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv
28 Shtator, 21:12
-
Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot
28 Shtator, 21:02
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38
-
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës shpëtohen 8 turistë holandez! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri
28 Shtator, 20:37
-
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
28 Shtator, 20:30