Samiti i NATO-s, Rama takon
Presidentin Obama FOTO

Samiti i NATO-s, Rama takon<br />Presidentin Obama FOTO
Kryeministri Edi Rama ka pasur një shtrëngim duarsh me Presidentin amerikan, Barack Obama dje gjatë Samitit të NATO-s në Varshavë, Poloni. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë këtij samiti merr pjesë edhe kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, David Cameron, vendi i të cilit votoi dy javë më parë për daljen nga Bashkimi Europian.

Në Samitin e NATO-s në Varshavë delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa marrin pjesë dhe ministrat Ditmir Bushati i Jashtëm e Mimi Kodheli e Mbrojtjes. Në 27-30 maj, Asambleja Parlamentare e NATO-s mbylli zhvilloi punimet tre ditore në Tiranë, kryeqytetin e anëtarit më të ri e të fundit në zinxhirin e zgjerimit të Aleancës. Asambleja dakordësoi draftin e axhendës për Samitin e Varshavës, që po zhvillohet në Poloni.

Ky sesion ka një simbolikë të veçantë, ku në qendër është vendimmarrja ndaj balancës ushtarake të Rusisë, teksa vendtakimi i aleancës, Varshava, risjell në vëmendje Traktatin e Varshavës,  lidhja ushtarake me në qendër Rusinë e krijuar për të rivalizuar NATO-n në vitin 1955.

Klima politike botërore është thuajse në kushte të njëjta, ku NATO dhe Rusia e shohin njëra-tjetrën si kërcënim. Ndryshon vetëm pozicionimi i Varshavës, ku tashmë Polonia është qartazi pro-europiane dhe amerikane. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca do të ndjekë një strategji të dyfishtë për ruajtjen dhe garantimin e paqes në botë. Sipas tij, NATO do të dialogojë me Rusinë, me qëllim zbutjen e tensioneve në Lindjen e Europës.

"Rusia është fqinji ynë më i madh dhe një pjesë përbërëse e sigurisë së Europës. Për këtë arsye, mbështetja e dialogut është thelbësore", u shpreh Stoltenberg, duke theksuar se "Lufta e ftohtë i përket së shkuarës dhe aty duhet të mbesë".

Kancelarja gjermane Angela Merkel fajëson Rusinë për minimin e sigurisë evropiane me “fjalë e me vepra” dhe premtoi mbështetje për shtetet e Europes Lindore që i tremben synimeve të Kremlinit. Në një fjalim të ashpër në Bundestag, të mbajtur vetëm disa orë përpara nisjes për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Varshavë, shefja e ekzekutivit gjerman tha se sjellja e Moskës i ka “trazuar thellësisht” anëtarët lindorë të aleancës, përfshirë këtu Poloninë dhe shtetet balltike.

Veprimet e Rusisë në Ukrainë i shqetësuan shumë fqinjët tanë lindorë. Fuqia e ligjit dhe paprekshmëria e kufijve u sfiduan me fjalë e me vepra, e pas kësaj, besimi tek NATO-ja u zbeh. Është e nevojshme që garancitë e aleancës të forcohen sërish”, u shpreh Merkel. Por, edhe pse e përkrahu politikën e demonstrimit të forcës, e cila përfshin dhe shtimin e trupave ushtarake të aleancës veri-atlantike në Evropën Lindore, Merkel e bëri njëkohësisht të qartë se dialogu i NATO-s me Rusinë duhet të vazhdojë në të mirë të sigurisë në mbarë Kontinentin e Vjetër.  “Ne jemi të bashkuar në mendimin se një siguri e vazhdueshme e Evropës do të mund të arrihet me Rusinë dhe jo kundër Rusisë”, deklaroi Merkel.
 
Stoltenberg
"Rusia është fqinji ynë më i madh dhe një pjesë përbërëse e sigurisë së Europës. Për këtë arsye, mbështetja e dialogut është thelbësore. Lufta e ftohtë i përket së shkuarës dhe aty duhet të mbesë"-tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
 
Merkel
Veprimet e Rusisë në Ukrainë i shqetësuan shumë fqinjët tanë lindorë. Fuqia e ligjit dhe paprekshmëria e kufijve u sfiduan me fjalë e me vepra, e pas kësaj, besimi tek NATO-ja u zbeh. Është e nevojshme që garancitë e aleancës të forcohen sërish”.
 

Rama obama

(Kryeministri Rama "selfie" me Presidentin Obama)

Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Varshavë takon presidentin Obama
(Rama dhe Obama shtrëngojnë duart në çelje të Samitit të NATO-s)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'