Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës, ku u përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë. Në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale nga Brukseli, Vengu thekson se, diskutimet e sotme fokusohen te përshtatja operacionale e Aleancës, përshpejtimi i proceseve të vendimmarrjes dhe një shpërndarje më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve.
Sipas tij, vendimi për dislokimin e operacionit “Arctic Sentry” përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme dhe shtrihet nga veriu strategjik deri në Mesdhe. Në këtë kuadër, ai nënvizon rëndësinë e forcimit të pozicionimit të NATO-s në krahun juglindor, si një element thelbësor për stabilitetin e gjithë rajonit.
“Shqipëria i di detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit”, u shpreh ministri Vengu në reagimin e tij.
Mbështetja për Ukrainën do të përbëjë sërish një nga shtyllat e diskutimit, së bashku me forcimin e mbrojtjes, zbatimin e angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të saj dhe vëmendje për krahun lindor të Aleancës.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.9%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4195
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO rrëzon një tjetër raketë balistike të Iranit mbi Turqi
30 Mars, 18:00
-
Komuna e Prishtinës largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, autoritetet kërkojnë llogari për pasaktësitë
28 Mars, 15:37
-
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën
28 Mars, 12:17
-
1 muaj luftë/ Sulmet izraelite vrasin 3 gazetarë në Liban, Irani hap Ngushticën e Hormuzit për 20 anije pakistaneze! Huthët hedhin 2 raketa në Izrael
28 Mars, 07:29
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takon Koçiun dhe 6 ministra: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane
27 Mars, 17:36
-
Një mundësi për t’i shërbyer Atdheut! Forcat e Armatosura nisin fushatë rekrutimi në Kuçovë
27 Mars, 15:39
-
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigurinë, paqen dhe stabilitetin
26 Mars, 19:36
-
Ndikimi i Trump? Partia pro-pavarësisë së Groenlandës hyn për herë të parë në parlamentin danez
25 Mars, 19:33
-
Efektivët shqiptarë shkëlqejnë në stërvitjet e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes: Krenarë për profesionalizmin e lartë
25 Mars, 16:40
-
Sondazhi: Shqiptarët ndër më të gatshmit në NATO për të luftuar për vendin
25 Mars, 08:24
-
24 Marsi, dita që ndryshoi historinë/ Spiropali kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Në shërbim të jetës, forca nuk është kërcënim por detyrë
24 Mars, 12:19
-
'Millosheviçi s’na la zgjidhje tjetër' 27 vite pas bombardimeve në Serbi flet ish-zyrtari i NATO-s, Shea: Drejtësia ishte në anën tonë, ndërhymë për të shpëtuar kosovarët
24 Mars, 12:15