Mes polemikave, sot në Londër fillon samiti i Aleancës Atlantike.
Në prag të takimit, Presidenti amerikan Trump, gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur Presidenti francez Macron, i cili e kishte quajtur NATO "në një gjendje vdekjeje klinike”, tha se ‘Deklarata e Macron ishte shumë fyese dhe mos respektuese, një deklaratë shumë, shumë e pakëndshme për 28 vendet e tjera të NATO-s”.
Ndërkohë Turqia do të bllokojë planet e NATO-s për të mbrojtur Poloninë dhe vendet e Balltikut nëse Aleatët nuk i njohin militantët Ypg kurdo-sirianë si terroristë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sapo mbërriti në Londër se Presidenti amerikan po e pret atë me krahë të hapur.