Samiti i Ohrit/ Bregu: Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismat e krijimit të tregut të përbashkët për Ballkanin Perëndimor

 Samiti i Ohrit/ Bregu: Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismat e krijimit të tregut të përbashkët për Ballkanin Perëndimor

OHËR - "Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin të një tregu të përbashkët për rajonin tonë të ngjashëm me tregun e BE-së, bazuar në katër liritë." kështu është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu pas takimit të sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër.

Më pas Bregu ka shtuar se nismat duhet të pasqyrojnë plotësisht modelet e BE-së dhe në këtë mënyrë të përfaqësojnë një gur themeli në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Heqja përfundimtare e barrierave brenda rajonit tonë është urgjentisht e nevojshme. Në verë në Samitin e Poznanit, RCC inicioi idenë për një marrëveshje rajonale të udhëtimit me karta identiteti në rajon, ndaj mirëpresim të gjitha nismat e agjendave reale të liberalizimit për rajonin tonë, qofshin ato në lidhje me transportin dhe lehtësimin e tregtisë, lëvizshmërinë, dixhitalizimin ose fusha të tjera, pasi nuk ka vend për proteksionizëm. RCC është e gatshme të lehtësojë dhe intensifikojë punën për zbatimin e Planit Shumëvjecar të Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike (MAP REA) dhe më gjerë, besimplotë se do të arrihet një kornizë gjithëpërfshirëse" tha Bregu duke shtuar se nismat e lindura në rajon për zhvillimin ekonomik të tij paraqesin kuptimin e mirëfilltë të natyrës dhe përfitimeve të bashkëpunimit rajonal.

 "Ne jemi në pritje që ky proces të paraqesë vizionin dhe të nxisë nisma dinamike për përmirësimin dhe forcimin e pronësisë së MAP REA të ri të përditësuar, si dhe për të ardhmen e Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë gjithashtu ka potencialin për të kontribuar në propozimet për metodologjinë e re të anëtarësimit në BE dhe ky vendim duhet të merret me të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (BP) në bord, por gjithashtu të thërrasë rreth tryezës Sekretariatin e Komunitetit të Transportit dhe të CEFTA-s ", përfundoi Bregu.

Pjesëmarrësit e takimit diskutuan nismën për heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në të gjithë rajonin. Përveç liderëve të BP dhe RCC, morën pjesë gjithashtu përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane të Investimeve. Takimi tjetër parashikohet të zhvillohet në Durrës më 21 Dhjetor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja