Samiti i Parisit, Bushati: Rajoni
faktor kryesor i suksesit të vet
Bushati: Zgjerimi i BE të ecë më shpejt

Samiti i Parisit, Bushati: Rajoni<br />faktor kryesor i suksesit të vet<br /> Bushati: Zgjerimi i BE të ecë më shpejt
Ditën e djeshme me 4 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimir, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015).

Në Samitin i cili u drejtua nga Presidenti francez François Hollande dhe morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Përfaqësuesja e Lartë e BEsë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, Kryeministrat, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ministrat e Ekonomisë të vendeve të BE-së dhe rajonit të angazhuara në Procesin e Berlinit, u shpreh mbështetja e BE-së për vijimin e procesit të integrimit të vendeve të rajonit. Ky proces do të vijojë pavarësisht nga konteksti i krijuar si pasojë e referendumit britanik

Në fjalën e tij Ministri Bushati theksoi se konsensusi aktual për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të konsolidohet përmes historive të suksesit dhe rezultateve të prekshme. Gjatë dy viteve të fundit, agjenda e Procesit të Berlinit ka vijuar të zgjerohet me sukses. Pakti i ndërlidhjes, i cili nisi me fushat e energjisë dhe infrastrukturës, tani po shtrihet edhe tek lehtësimi i tregtisë dhe projektet për punësimin e të rinjve.

Ky Proces ka formuar një ndërgjegje të vërtetë në rajon, që në fakt, dëshmon se vetë vendet e rajonit janë faktorët kryesorë të suksesit të tyre: kjo bindje qëndron në thelb të ngritjes së Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor dhe angazhimit tonë për veprim kolektiv në fushat e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ministri Bushati.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'