Samiti i Parisit, Tirana: BE do të
përqendrohet tek dalja e Britanisë
Samiti i Parisit që pritet të mbahet pas një jave mes vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, duket se nuk do mund t’i shpëtojë situatës së krijuar në Europë.
Samiti i Parisit që pritet të mbahet pas një jave mes vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, duket se nuk do mund t’i shpëtojë situatës së krijuar në Europë. “Në tryezën e bisedimeve të BE-së, më shumë fokusi do të jetë tek termat e divorcit me Mbretërinë e Bashkuar sesa termat e një martese të re me vendet e Ballkanit Perëndimor’, thotë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Për kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, rruga ka qenë e vështirë, por tani bëhet edhe më shumë. “Sidomos për të përcaktuar qartë një axhendë ambicioze dhe të ruajë atë tërheqjen që vendet tona, sidomos publiku, ka ndaj projektit të bashkimit me Europën”, u shpreh Majlinda Bregu, kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Për Aldo Bumçin, në këto kohë duhet më shumë se kurrë një bashkëpunim mes klasës politike në vend. “Ose ne duhet të ndërtojmë një marrëveshje të madhe politike mes të gjitha forcave dhe të shmangim krizat, sepse krizat këtu do të kenë një pasojë të jashtëzakonshme sepse faktorët që i kanë zbutur, Brukseli dhe Uashingtoni mundet që në këtë hark kohor mund të mos e kenë shumë mendjen tek ne”, u shpreh përfaqësuesi demokrat në këtë Këshill, Aldo Bumçi. “Për herë të parë pas 20 vitesh jam 100 përqind dakort me ty Aldo”, reagoi kryetarja e Këshillit, Majlinda Bregu.
Por përtej diskutimeve për Brexit dhe ndikimit në proceset integruese të Ballkanit Perëndimor, ministri Bushati, bëri të ditur dhe projektet që pritet të financohen nga BE, ku përfituesi më i madh do të jetë Shqipëria. “Për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë-Rinas me një vlerë investimi prej 81 milionë euro”, u shpreh ministri Bushati.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.2%
-
Të gabuar
51.6%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 18641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot
28 Shtator, 21:02
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38
-
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës shpëtohen 8 turistë holandez! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri
28 Shtator, 20:37
-
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
28 Shtator, 20:30
-
Liverpooli 'kafshon' 1-2 Wolvesin dhe merr kreun e Premier League
28 Shtator, 20:27
-
Biden: Vrasja e liderit të Hezbollahut, Nasrallah është një 'masë drejtësie'
28 Shtator, 20:17
-
VIDEOLAJM/ Ushtria izraelite: Bombardime të reja në Bejrut
28 Shtator, 19:59
-
Mero Baze: Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të
28 Shtator, 19:58
-
Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover
28 Shtator, 19:54
-
GOLAT/ Juventusi tri pikë 'me silenciator' për kreun, mposht 0-3 Genoan në 'Marassi'! Dopietë nga Vlahovic
28 Shtator, 19:53