“Është e tmerrshme, e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Edi Rama që gjithmonë punon jo vetëm kundër kryeministrit, por fatkeqësisht edhe kundër Shqipërisë” shprehet Frattini.
Në falën e tij në punimet e Partive Popullore Europiane (PPE) në Francë, Frattini ka folur për situatën në vendin tonë, duke thënë se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në realizimin e reformave.
“Mendoj se e rëndësishme këtej e tutje është vazhdimi i zbatimit të planit të reformave. Mendoj se Shqipëria meriton besimin e Bashkimit Europian. Edhe më herët kam theksuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë bashkëpunimi politik mes grupeve kryesore politike, të cilat ndihmojnë që të funksionojë dhe parlamenti dhe kjo është gjëja e duhur që do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin europian”, ka thënë Frattini.
Më tej, Frattini u ka bërë thirrje palëve politike të bashkëpunojnë në interes të vendit.