Samiti i PPE, Volonte: Bashkëpunimi
rrit shanset për integrimin në BE

Samiti i PPE, Volonte: Bashkëpunimi <br />rrit shanset për integrimin në BE
Gjatë punës të samitit të Partive Popullore Europiane (PPE), eurodeputeti italian, Luca Volonte, deklaron se Shqipëria ka punuar shumë mirë vitet e fundit.

“Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe jam shumë i kënaqur që partia opozitare po merr pjesë aktive në reformat që kërkojnë 2/3 e votave në Parlament. Mundësia që të diskutohen dhe të bëhen reforma të reja nuk është vetëm në dorën e Partisë Demokratike, të Kryeministrit Berisha, por edhe të Partisë Socialiste. Shpresoj që kjo qasje e re e opozitës, përgjegjshmëria e saj ndaj kombit duhet të vazhdojë edhe në ardhmen dhe në këtë drejtim Shqipëria mund të ketë shanset që të mund të bëhet anëtare e BE”, shprehet Volonte.

Edhe deputeti gjerman në Parlamentin Europian, Elmar Brok, është i të njëjtit opinion me Volonte. Ai ka nënvizuar se Shqipëria ka bërë progrese të madha.

“Mendoj se Qeveria është në rrugën e duhur, por ende shumë punë mbetet për tu bërë për zhvillimin ekonomik apo ngërçin politik. Opozita duhet të lëvizë gjithashtu në drejtimin e duhur”, shprehet Brok.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik