Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pret sot në Tiranë liderët e Rajonit, Kurti refuzon të marrë pjesë! Dërgon Bislimin
Rama dhe liderët e BE-së, foto arkiv
TIRANË- Nesër kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takim pasi ndodhet në Greqi për edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar. Ndërkohë sipas mediave, mësohet se në vend të tij do të vijë zëvendëskryeministri Besnik Bislimin.
Në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.
Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.
Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023.
G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
Na pladi ...pi se nuk erdhi Kurti, se dhe po erdhi cdo nej fitim i madh
PërgjigjuBravo idjoti Kurti shko ne Greqi se Greqia nuk te njeh dhe as ka per te njohur ndonje here por si gomar qe je kaq kupton. Sa gjigand ka qene Noli kur thoshte : DO TI VESH VATANIT ZJARR VER NE KRYE NJE KOSOVARE...
PërgjigjuZoti e ruajtët dhe shpërbleftë kryeministrin tonë të madherishem per dashurine qe ka dhe pasionin qe tregon per kryeministrin e Kosoves!
PërgjigjuMashtruesi në emër të procesit të Berlinit mundohet të mbajë takim për balkanin e hapur serborus…ky është tradhtar gënjeshtar mjeran
PërgjigjuDukesh rende, konsumo sa me shume lengje e mos u ekspozo me diell!