Presidenti i Republikës Bujar Nishani, u nis sot drejt Bullgarisë ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së, që do të zhvillohet në Sofje që zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Sesionin Plenar të Samitit, mbi rëndësinë e veçantë që merr forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e bashkëpunimit rajonal në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Në përmbyllje të këtij Samiti, do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi e Trojkës së SEECP-së: Shqipëri, Bullgari e Kroaci, pas së cilës Presidenca e radhës e SEECP-së për periudhën qershor 2016-qershor 2017 do t’i kalojë Kroacisë.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com