Samiti i Shën-Petërsburgut
BE presion Putin për Sirinë

Samiti i Shën-Petërsburgut <br />BE presion Putin për Sirinë
SHEN PETERSBURG- Zyrtarët e BE pritet të ushtrojnë sot një presion më të madh ndaj Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me cështjen e Sirisë në Samitin që do mbahet sot në Shën Petërsburg.
BE i kërkon Rusisë që t’i bëjë presion aleatit të saj të tërheqë armët e rënda nga qytetet në përputhje me planin për paqe të të dërguarit të OKB Kofi Anan.
Rusia dhe Kina po u reziztojnë thirrjeve të SHBA dhe BE për të dënuar Presidentin Bashar al Asad dhe të kërkojnë largimin e tij.
Në një fjalim në Parlament ditën e diel ASad mohoi përgjegjësinë e forcave të tij në masakrën e Houla dhe fajësoi ndërkombëtarët për ndërhryje në punët ë Sirisë.
Presidenti i KiE-s Rompuy, president i KE Barroso dhe shefja e politikës së jashtme në BE Katherinë Ashton janë mes atyre që do ndjekin punimet e samiti të Shën Petërburgut.
Të dielën zoti Putin priti liderët e BE në një darke informale. Diplomatët perëndimorë e shohin takimin e sotëm si një shans për të rinovuar lidhjet me Putin që prej kthimit të tij në Presidencën ruse.
Udhehqësit pritet të disktuojnë sot gjithashtu edhe për programit bërtahmor të Iralnit, një cështje kjo shumë e debatueshme.
Rusia pritet të përsërisë në këtë samit kërkesën e saj për lëvizje pa viza në Europë. Korrespodentët thonë se cështja e Sirisë do mbizotërojë punimet e samiti të sotëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur