Samiti i Triestes, 250 mln euro
për energjinë e infrastrukturën

Sot në Trieste të Italisë do të mbahet Forumi i biznesit të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili mbahet në kuadër të Samitit europian për  6 vendet ballkanike të këtij territori.

Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një fond  prej 250 milionë eurosh, nga të cilat një pjesë do të jepet në formën e grantit dhe një pjesë si kredi. Ky fond do të shkojë për financimin e projekteve madhore në infrastrukturë dhe në energjetike, mësohet nga burime brenda samitit të ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet sot në Trieste të Italisë.

Për projektet konkrete do të diskutohet në mbledhjen mes anëtarëve të qeverive të vendeve përkatëse.

Në forum marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrive të Ekonomisë dhe të Transportit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë e Bosnje-Hercegovina, përfaqësues të biznesit të këtyre vendeve, krerë të lartë të institucioneve europiane si Komisioneri i lartë për Zgjerimin  e BE Johannes Hahn e Komisionerja europiane për Transportin Violeta Bulc, Ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano, etj.

Në këtë Forum Shqipëria do të përfaqësohet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi, ndërsa Kosova nga Ministrja e Ekonomisë dhe e Transportit Hykmete Bajrami.

Gjithashtu në këtë forum do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e rreth 500 sipërmarrjeve italiane e të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Forumi i Biznesit do të zhvillohet në katër seanca fokusuar në temat e Energjisë e Ambientit, Infrastrukturës, Inovacionit e Instrumenteve Financiare.

Gjatë mbajtjes së samitit do të zhvillohen edhe takime të përbashkëta mes përfaqësuesve të sipërmarrjeve italiane.

Forumi i Triestes do të luaj një rol të rëndësishëm në shembjen e të gjitha pengesave për krijimin e një ambient të përbashkët biznesi i aftë që të kontriboj në rritjen e ekonomisë së rajonit me një vëmëndje të veçantë ndaj tërheqjes së investitorëve, rritjes së eksportit dhe rritjes së konkurrencës së sipërmarrjeve në tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë në këtë Forum do të inagurohet dhe një Sekretariat i përbashkët me seli në qytetin e Triestes i Dhomës së Tregëtisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor ku parashikon të jenë pjesë rreth 350 mijë sipërmarrje ballkanike.

Redaksia online
(d.b/D.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)