Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e sapozgjedhur të Francës Emmanuel Macron, gjatë samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Trieste, Itali.

Lajmin e ka postuar vetë kryeministri në profilin e tij në rrjetin social, ku shkruan se qe me Macron, për “Europën që duam”.

"Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian"- shkruan Rama.