Samiti i Vjenës, Ahmetaj takon
Schauble, bisedojnë për projektet

Samiti i Vjenës, Ahmetaj takon<br />Schauble, bisedojnë për projektet
Në Salzburg, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim informal me Ministrin Gjerman të Financave Wolfgang Schäuble. Takimi vjen në prag të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Vjenë në datën 27 gusht.

Ahmetaj dhe Schauble kanë diskutuar mbi perspektivën e re që nisma e Berlinit krijoi për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, projektet e konektivitetit në infrastrukturë dhe energji si dhe për mbështetjen e Gjermanisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.
Gjermania është vendi iniciator dhe nga mbështetësit kryesorë të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konferenca e Berlinit ishte nismë e drejtpërdrejtë e Kancelares gjermane Angela Merkel ndërkohë që në takimin e shkurtit të Ministrit Ahmetaj me Zv. Kancelarin dhe Ministrin Federal të Ekonomisë Sigmar Gabriel, Shqipëria garantoi mbështetjen e qeverisë Gjermane për projektin e Autostradës së Kaltër, i cili tashmë është përfshirë në rrjetin kryesor të transportit në BE.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë