Samiti i Vjenës, temë kryesore
autostrada Nish-Prishtinë-Durrës

Samiti i Vjenës, temë kryesore<br />autostrada Nish-Prishtinë-Durrës
Samiti i Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 27 gusht në Vjenë do të ketë si temë kryesore ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës.
 
Plani i përgatitur nga Serbi do të prezantohet në Austri ka bërë të ditur ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës.
 
Pritet që vitin e ardhshëm projekti të jetë përfunduar dhe të nisin negociatat financiare për realizimin e tij.
 
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar deklaroi se vendi i tij është gati të paguar 350 milionë euro për ndërtimin pjesës që kalon në territorin serb.
 
Në total autostrada do të ketë një kosto prej 600-650 milionë euro dhe se 300 milionë pritet të kërkohet të financohen nga BE.
 
Të gjithë palët e Ballkanit Perëndimor janë arritur konsensus për ndërtimin e infrastrukturës që lidh vendet e rajonit dhe pritet që në Vjenë diskutimi të vijoi në këtë drejtim.
 
Autostrada lidh korridorin 10 dhe 8 dhe lidh Serbinë me portin e Durrësit dhe Vlorës. Puna për realizimin e rrugës 384 km të gjatë pritet të nisë në vitin 2017.

BE ka dhënë parimisht dakordësinë për projektet rajonale të paraqitura nga liderët e rajonit. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn më parë ka deklaruar se BE do të paguajë miliarda euro për përmirësimin e infrastrukturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Redaksia Online
(f.s/qhiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen