Samiti, Kina “hap” thesin për
Ballkanin, investon 10 mld dollarë

Samiti, Kina “hap” thesin për<br />Ballkanin, investon 10 mld dollarë
TIRANE- Kina është gati të investojë 10 mld dollar për vendet ballkanike, ndaj edhe sytë e përfaqsuesve të lartë të qeverive të rajonit që marrin pjesë në Samitin që po zhvillohet në Serbi kanë gati projektet e tyre.

Takimet mes përfaqsuesve të qeverive të rajonit ka bërë dje edhe çeljen zyrtare të samitit të Beogradit mes Kinës dhe vendeve të Evropës jug-lindore. Mikpritës për homologët e tij në pallatin Serbija, ishte kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Kreu i qeverisë shqiptare Rama, zhvilloi paraditen e djeshme një sërë takimesh me zyrtarë e biznesmenë të cilëve u ka paraqitur edhe projekte konkrete në të cilat mund të investojnë në Shqipëri. Vendi ynë pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shuma që kanë vënë në dispozicion për vendet pjesëmarrëse. Shqipëria do të investohet më së shumti në projektet infrastrukturore.

Rruga e Arbrit dhe një sërë projektesh për lidhjet hekurudhore me rajonin janë disa nga marrëveshjet që kryeministri Rama do të kërkojë të nënshkruaj me vendet e tjera pjesëmarrëse në Serbi. “Samiti është me një rëndësi për të gjithë vendet e rajonit dhe për projektet konkrete. Besoj dhe shpresoj që të finalizojmë një përpjekje 1-vjeçare për financimin e Rrugës së Arbërit. Kemi një sërë kontaktesh të rëndësishme me të tjerët në rajon për të folur dhe për të finalizuar një qendrim të propozuar prej nesh për lidhjen hekurudhore të rajonit, ashtu si një sërë marrëveshjesh të tjera me palën kineze, për infrastrukturën, zonën industriale dhe për mbështetjen e bujqësisë për sistemin e ujitjes dhe kullimit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhëniet me Serbinë, duke theksuar se projektet e bashkëpunimit mes vendeve janë më të rëndësishme se konfliktet dhe përplasjet artificiale. “Shpresoj që t’i japim procesit, që për mua është pa kthim, më shumë ritëm. Serbia është fqinji ynë, dhe duhet ta them që procesi i përbashkët për të çuar përpara projektet e bashkëpunimit dhe për Serbinë sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të parë tërësisht nga e ardhmja”, deklaroi Kryeministri.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj shpjegon synimet që Shqipëria ka në paketën financiare prej 10 miliardë dollarësh amerikanë që qeveria kineze synon të investojë në Ballkan. “Shuma prej 10 miliardë $ është kredi e butë me interesa shumë të ulëta. Shqipëria zë një vend të veçantë në paketë, për vende të ndryshme nuk është se ka limite pasi paketa është zgjeruar edhe me 30 miliardë $ të tjerë. E theksoj që brenda kësaj shume nuk ka limite. Sa më shumë projekte arrijmë të ofrojmë, aq më shumë financime mund të tërheqim”, shprehet Ahmetaj.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari