Samiti Kinë-Ballkan, Daçiç këndon
sërish për Ramën e të ftuarit e tjerë

Samiti Kinë-Ballkan, Daçiç këndon<br />sërish për Ramën e të ftuarit e tjerë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka kënduar sërish për kryeministrin Edi Rama dhe të ftuarit e tjerë që ishin në  samitin Kinë-Ballkan të zhvilluar në Beograd. Sipas mediave serbe, në darkën e punës për pjesëmarrësit pas samitit shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka mbajtur një “mini-koncert”.

Gazeta Beogradase “Blic”, shkruan se Daçiç e ka nisur me këngën“O sole mio”, për të vazhduar me dy këngë të tjera. Këtë këngë shefi i diplomacisë serbe e ka kënduar edhe gjatë muajit nëntor, kur kryeministri Edi Rama ishte për vizitë në Beograd, pas 68 vitesh që një kryeministër shqiptar shkonte në Serbi.
 
dacic


“Ndërsa pjesëmarrësit u relaksuan pas samitit, Rama në një moment ka thënë se muzikantët nuk po këndonin muzikë edhe aq të mirë dhe se do të ishte mirë që Daçiç të këndonte ‘O sole mio’. Ai këtë e pranoi dhe përveç kësaj këngë i këndoi edhe dy tjera, ‘Santa Lucia’ dhe ‘Zhal’ të Shaban Shauliçit”, citon një burim të vetin gazeta serbe “Blic”.
 
Madje kjo gazetë shkon dhe më tej, kur  thekson se mbrëmja i ka pëlqyer kryeministrit shqiptar dhe kjo nuk është për tu fshehur, pasi që gjatë gjithë kohës ka postuar në rrjetin social Twitter. 

darka e samitit


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)