Samiti Kinë-Ballkan, Vuçiç: Të
forcojmë bashkëpunimin në rajon

Samiti Kinë-Ballkan, Vuçiç: Të<br />forcojmë bashkëpunimin në rajon
SERBI - Kryeministri serb Aleksandar Vucic hapit sot në Beograd Forumit Ekonomik Kinë-Ballkan, ku marrin pjesë 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i qeverisë serbe shprehu kënaqësinë që po zhvillohet në Beograd, takimi i ekonomive të Lindjes dhe Perëndimit. Vuçiç se rritja ekonomike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, mund të arrihet në sajë të bashkëpunimit, investimeve dhe reformave.
 
"Me rëndëso për rajonin janë investimet. Ne kemi nevojë për më shumë besim, investime dhe injektim të fuqisë ekonomike. Ky është thelbi i këtij forumi, forcimi i lidhjeve mes Kinës dhe të rajonit", tha kryeministri serb.
 
Ndërsa vijoi se “Vendet e rajonit duhet të reformohen. Askush nuk do të investojë tek ne, nëse në nuk investojmë së pari vetë në vendet tona”.
 
Vuçiç shprehu besimin se takimi i Beogradit është fillim i një epoke të re, më të mirë dhe bashkëpunuese në të gjithë rajonin.

I pranishëm në samitin ekonomik të Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore që zhvillohet në Serbi, është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në samit diskutohet për investimet e gjigantit aziatik në Evropën Qendrore, sidomos në ndërtimin e veprave infrastrukturore, në një vlerë prej 10 miliardë dollarësh. Megjithatë projektet janë të destinuara për vendet e tjera si Rumania e Bullgaria, me qëllim ndërtimin e veprave infrastrukturore për ardhjen e produkteve kineze në Evropë. 

Në këtë samit i pranishëm është edhe kryeministri Kinez Li Keqiang, dhe gjithë kryeministrat e vendeve të rajonit, përveç atij kroat i cili anuloi vizitën pas deklaratave të radikalit Sheshel, për masakrën e Vukovarit.

Ndërsa në lidhje me këtë samit shkruajnë edhe mediat kosovare, sipas te cilave kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa nuk është i ftuar në mes 16 kryeministrave të rajonit, duke përjashtuar kështu Kosovën edhe nga investimet e kinezëve në Ballkan, por edhe nga takimet politike të sferës së lartë që pritet të zhvillohen në Beograd në fillim të javës që po vjen. 




Li Keqiang: Këshill biznesi për forcimin e bashkëpunimit Kinë-Ballkan
Kryeministri i Kinës Li Keqiang njoftoi sot se do të krijohet një këshill biznesit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që sipas tij do të jetë një hap i ri dhe një fazë e re në bashkëpunimin midis tyre. Li tha se bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore duhet të ngrihen në një nivel më të lartë dhe për të sjellë më shumë rezultatet nga ky bashkëpunim.
 
Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit, Li veçoi projektet në infrastrukturë, si dhe një bashkëpunim më të fortë financiar, ndërsa deklaroi se pala kineze do të krijojë një fond të ri investimi prej tre miliardë dollarësh.
 
Kreu i qeverisë kineze shtoi se me rëndësi janë modelet e reja të bashkëpunimit siç është partneriteti publik-privat, duke u shprehur se synohet përmirësim i tregtisë mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
 
Sipas Li, të gjitha vendet e rajonit duhet të përdorim plotësisht potencialin e tyre, në mënyrë që të dalin nga vështirësisë ekonomike, dhe të ecin përpara.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet