Samiti,Kodheli me homologun turk:
Do të kemi Task-Forcë në Egje

Samiti,Kodheli me homologun turk:<br />Do të kemi Task-Forcë në Egje
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nga Varshava ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, në një prononcim për mediat theksoi se në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë që rrjedhin nga NATO, Shqipëria do të ketë një Task - Forcë të Reagimit Shumë të Shpejtë në detin Egje.

Do të ketë një Task - Forcë të Reagimit Shumë të Shpejtë. Shqipëria do të marri pjesë në këtë gjë me një kompani. Kemi bërë gjithë përgatitjet e nevojshme që kompania të jetë e dislokueshme brenda një afati kohor shumë të shkurtër. Për të mbërritur deri këtu kemi marrë pjesë në shumë stërvitje. Më të suksesshmen e patëm këtë verë më një ndër stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO. Ishim pjesë e një stërvitje tjetër “Anakonda” në Poloni, edhe për t’u familjarizuar me mjedisin. Batalioni ynë ku edhe kompanitë bëjnë pjesë, është i pajisur me armatim dhe municion të standardeve NATO. Kjo ndodh për herë të parë. Dikur i çonin ushtarët me armatim të tjetërkujt, sot është krejt ndryshe, pajisjet personale janë të standardeve NATO, transporti strategjik i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe i kompanive respektive është me shpenzimet tona dhe kjo e vendos Shqipërinë në një pozicion serioz, dinjitar, të mirëpërgatitur për çdo kërkesë. Kjo nuk do të thotë që vëmendja jonë nuk është më së pari në territorin tonë, më së pari në mbrojtje të kufijve shqiptarë dhe të sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Dhe jo rastësisht, për të qenë dhe në funksion të kësaj gjëje, ne do të marrim pjesë në jug në një mision për herë të parë në det me një anije tonën që do të ketë prezencë me rrotacion në një mision, i cili mbështetet misionin e Frontex të BE lidhur me menaxhimin e situatës së rënduar në Detin Egje dhe në Detin Mesdhe për shkak të refugjatëve. Pjesë e këtij misioni të NATO-s sot janë Greqia, Turqia dhe udhëhiqen nga Gjermania. Ne do të bëhemi pjesë e kësaj gjëje. Jemi më shumë sesa të mirëpritur dhe besoj që nga nëntori do të mundësojmë një siguri më tepër në Detin Egje në Detin Mesdhe dhe padyshim dhe në ujërat tona” – tha ministrja Kodheli.

Ministrja Kodheli zhvilloi një takim dhe me homologun turk, ku Kodheli dënoi sulmin në Aeroportin Ataturk të Stambollit, si dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'