Samiti kundër ISIS, Obama ftesë
Ramës, i vetmi nga Rajoni me fjalim
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka iniciuar mbajtjen e një samiti me vendet e koalicionit anti-ISIS më 26 Shtator në Nju Jork, nga ku do t’i bëhet një bilanc arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka iniciuar mbajtjen e një samiti me vendet e koalicionit anti-ISIS më 26 Shtator në Nju Jork, nga ku do t’i bëhet një bilanc arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.
Top Channel, nga një burim diplomatik, ka mësuar se në zyrën e kryeministrit Edi Rama ka mbërritur ftesa nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në këtë samit.
Po i njëjti burim thotë se, kryeministri Edi Rama, do të jetë njëri prej 12 lidervë politikë botërorë dhe i vetmi nga vendet e rajonit që do të mbajë një fjalë për të ndarë me pjesëmarrësit, atë që amerikanët e kanë vlerësuar si një sukses të Shqipërisë në përballjen me ekstremizmin.
Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, më 13 Korrik 2015, Victoria Nuland, Nënsekretarja Amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane, dha këtë vlerësim për Shqipërinë në përpjekjet e saj kundër ekstremizimit.
“Ne patëm bisedime të mira me të gjithë spektrin politik dhe organizatat joqeveritare rreth nevojës për t’ju kundërvënë ekstremizmit dhe punës që jeni duke bërë për të adresuar këto probleme në Shqipëri dhe rajon.
Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend që ka ngjitur shumë shkallë, duke u bërë kështu një lider në rajon në këtë luftë dhe ne si partnerë e vlerësojmë këtë.
Gjithashtu, dëshiroj të theksoj faktin se, ju keni një traditë të pasur shumëetnike bashkëpunimi gjithashtu edhe në bashkëpunimin ndërfetar. Kjo është diçka shumë e mirë të cilën mund ta ndani me vendet e rajonit. Ne dëshirojmë t’ju përgëzojmë për këtë që keni bërë”,- tha Nuland.
Kjo ftesë vjen edhe si një vlerësim nga Shtëpia e Bardhë pas iniciativës së Ramës për ngritjen në Shqipëri të një qendre rajonale të promovimit të vlerave që luftojnë ekstremizmin dhe dhunën.
Mësohet se disa ditë më parë, një grup pune nga Uashingtoni që po merret me organizimin e samitit ka qëndruar në Tiranë, duke u takuar me Ramën për të koordinuar axhendën e samitit.
Ftesa e mbërritur në zyrën e shefit të qeverisë shqiptare shuan të gjitha aludimet mediatike të javëve të fundit se Rama nuk do të ishte pjesë e këtij samiti.
*Marre nga Top ChannelRedaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasësi i grave/ Shtyhet seanca në themel për Dan Hutrën! Në gjyq iu drejtohet mediave: Mos gënjeni, lëreni drejtësinë të bëjë punën
3 Tetor, 12:49
-
Unai Emery është 'macja e zezë' e Bayern Munich, i ka shkaktuar dy humbjet e vetme në tetë vjet
3 Tetor, 12:45
-
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri flakën gruas së tij
3 Tetor, 12:22
-
Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj
3 Tetor, 12:19
-
Ministri Manja pret në takim homologun italian Carlo Nordio: Përparësi juridike luftës ndaj terrorizmit transnacional
3 Tetor, 11:56
-
Llukanik me oriz dhe perime nga zonja Albana
3 Tetor, 11:56
-
Institucionet e pavarura të drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion'! SPAK e ILD nuk do të marrin pjesë! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S'e shohim të nevojshme
3 Tetor, 11:38
-
FOTO/ Debutoi me Arsenalin, Paolo Maldini i shkruan Maldin Kaçurrit
3 Tetor, 11:36
-
Djegia e manekinave me benzinë, policia mbërrin në oborrin e Kuvendit
3 Tetor, 11:31
-
'Kemi goditur persona që konsideroheshin të paprekshëm' Dumani: Pavarësia e SPAK kusht themelor, duhet të mbrohet e forcohet
3 Tetor, 11:29
-
27 minuta seancë, arritën të hyjnë 71 deputetë! Miratohet marrëveshje me Gjermaninë për ndryshimet klimatike, dështon zgjedhja e 2 anëtarëve të KLGJ e KLP
3 Tetor, 11:19
-
Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT
3 Tetor, 10:55