SHBA - Shtëpia e Bardhë po mban një samit në Uashington mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe përpjekjet e brendshme dhe ndërkombëtare për të parandaluar aktet e dhunshme terroriste. Në këtë samit marrin pjesë zyrtarë nga 60 vende, ashtu si dhe lider policorë nga e gjithë Amerika, ku do të diskutohet mbi masat për parandalimin e rekrutimeve të mbështetësve të rinj që duan t’i bashkohen luftës së ISIS.
Samiti vjen pasi amerikanët dhe aleatët e saj po përballen me përshkallëzimin e akteve brutale e të përgjakshme të militantëve shtetit islamik në Irak e Siri, e sidomos pas sulmeve të fundit terroriste në Australi, Kanada, Francë e Danimarkë. Megjithatë administrate qeveritare është treguar e kujdesshme për të mos e vendosur fokusin e samitit vetëm ndaj ekstremizmit islamik, por ndaj të gjitha formave të ekstremizmit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama përballet me sfidat politike e ekonomike të luftës kundër militantëve ekstremistë, ku siç shpjegohet në axhendën e takimit samiti do të zhvillojë më tej strategjinë e 2011-tës, strategjia e parë kombëtare për të parandaluar dhunën ekstreme brenda vendit.
Në këtë takim pritet të diskutohet dhe për planin e Obamës mbi emigracionin, ku republikanët do të përpiqen sërish t’a ndalojnë, për shkak se sipas tyre ky plan vë në rrezik sigurinë e kufijve.
Në një intervistë për “Los Angeles Time” Obama thekson se duhet të luftojnë ekstremistët që bëjnë propagandë në perëndim, që rekrutojnë dhe nxisin të rinj të bashkohen në luftën e terroristëve. Sipas tij forcat ushtarake të vetme nuk mund të zgjidhin problemin e terrorizmit. Bota duhet t’u ofrojë të rinjve një të ardhme më të mirë; sipas tij kjo është mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin.
Obama shpjegon më tej se ISIS shfrytëzon inatin e të rinjve që ndjejnë se nuk kanë një të ardhme e duan të përmisojnë jetën e tyre për shkak të padrejtësive e të korrupsionit.
“Janë qeveritë ato që mohojnë të drejta njerëzore, bëjnë lojën e ekstremistëve, sipas të cilëve dhuna është mënyra e vetme për të luftuar. Al Qaeda dhe ISIS thonë se SHBA është në luftë me islamin, por kjo është një gënjeshtër. Suksesi i Amerikës është pikërisht fakti se vendi ynë mirëpret njerëz të të gjitha feve”.- tha Obama.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com