BRUKSEL-NATO do tërheqë plotësisht trupat e saj nga Afganistan në vitin 2014. Ndërkohë tranzicioni i kompetencave të sigurisë nga forcat e NATO-s tek autoritetet afgane do të fillojë që në 2013.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh gjatë takimit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut të zhvilluar në Bruksel se “NATO, nuk do t’a braktisë Afganistanin, pavarësisht kostove financiare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë në plan të tërheqin trupat luftarake nga vendi deri në vitin 2014. Në mënyrë që ne ti përgjigjemi afatit tonë, duke përfunduar tranzicionin në fund të 2014, ne duhet ta fillojmë këtë proçes që në 2013"
Në këtë takim ka qënë i pranishëm dhe ministri ynë i Mbrojtjes Arben Imami i cili i, tha se NATO nuk do të lejojë që Afganistani të kthehet pas 2014 në një parajsë për terrorristët, ndaj trajnimi i forcave afgane është i një rëndësie të veçnatë dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria ka rolin e saj.
Takimi i ministrave të Mbrojtjes, zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Çikagos që do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com