Samiti NATO, Turqia: Po erdhi
BE, të vijnë dhe vendet islame

Samiti NATO, Turqia: Po erdhi <br />BE, të vijnë dhe vendet islame
ANKARA – Turqia thotë se do të bllokojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të BE-së në samitin e ardhshëm të NATO-s, nëse në këtë takim nuk ftohen edhe përfaqësuesit e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Në samitin e majit, ku do të diskutohet edhe impenjimi në Afganistan, disa vende propozuan që të jenë prezent edhe drejtues të BE, si presidenti i KE Barroso dhe ai i Këshillit të Europës Van Rompuy. Kjo bëhej në mënyrë që të shprehej më i qartë vullneti për impenjim i vendve të BE në Afganistan.

Por Ankaraja thotë se “nëse do marrin pjesë përfaqësues që nuk u përkasin vendeve anëtare në NATO, atëherë duhet të ftojmë edhe përfaqësuesit e OIC”, tha një diplomat turk për të përditshmen e Stambollit Zaman.

OIC është një bllok prej 56 vendesh myslimane, të cilët, sipas Turqisë, kanë dhënë gjithashtu dhe japin një kontribut thelbësor në Afganistan.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE vuajnë edhe për shkak të Qipros Greke, e prnuar në BE, e cila nga ana e saj bllokon pjesëmarrjen e Turqisë në Agjencinë Europiane të Mbrojtjes.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari